8 C
Tetovo
E shtunë, 26 Korrik, 2025
BallinaLajmeMaqedoniSalim Sulejmani zyrtarisht i dërguar special i Maqedonisë së Veriut për vendet...

Salim Sulejmani zyrtarisht i dërguar special i Maqedonisë së Veriut për vendet e Gjirit Arabik

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka emëruar Salim Sulejmanin si përfaqësues të posaçëm diplomatik për vendet e Gjirit Arabik, me seli në Riad, Mbretëri e Arabisë Saudite. Vendimi është zyrtarizuar nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, shkruan Zhurnal.mk.

Sipas vendimit, të cilin ekskluzivisht e ka siguruar Agjencia Lajmeve Zhurnal, Sulejmani do të ushtrojë funksionin me gradën diplomatike këshilltar-ministër, ndërsa emërimi hyn në fuqi nga 1 gushti 2025.

Ky hap vjen pas vendimit të qeverisë të datës 27 maj 2025 dhe përcaktimit të detyrave të posaçme për përfaqësuesin diplomatik në vendet e të ashtuquajturit Gjirit (Arapski) Arabik, të miratuar më 15 korrik 2025.

Përmes këtij emërimi, Shkupi synon të forcojë lidhjet politike, ekonomike dhe tregtare me vendet kyçe të Lindjes së Mesme, në një periudhë kur rajoni i Gjirit po fiton gjithnjë e më shumë rëndësi në skenën ndërkombëtare.

Detyrat dhe të drejtat e përfaqësuesit special do të përcaktohen sipas akteve të Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, dhe koordinimi do të bëhet përmes Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë.

Sipas nenit 59 të Ligjit për punët e jashtme, ministri ka të drejtë të propozojë përfaqësues të posaçëm të cilët qëndrojnë përkohësisht në vendet e huaja për realizimin e detyrave të përcaktuara nga Qeveria.//Zhurnal.mk

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments