Deputetja Saranda Imeri-Stafai ka reaguar me tone të forta ndaj përfaqësuesve të Aleancës për Integrim (AKI), pas rezultateve të referendumit, duke ironizuar përpjekjet e tyre për ta maskuar humbjen me shpjegime të pakuptimta dhe teori “popullore”.
Në reagimin e saj të publikuar në rrjetet sociale, Imeri-Stafai ka shkruar:
“E përgëzoj PR-in e AKI-t që mundohen përmes tezës së bazuar në thënien popullore ‘po të kishte halla… do ishte axhë’ ta ngushëllojnë veten dhe të mos e pranojnë debaklin që pësuan në referendumin që vetë e kërkuan.
Bile ju sugjeroj që liderët e AKI-t të dalin të mbajnë press dhe të kërkojnë dorëheqje nga ata të VLEN-it – mbasi ju fituat!”
Deputetja ka theksuar se 19 tetori tregoi qartë se kush ka përkrahjen reale të qytetarëve shqiptarë:
“Mos u mundoni kot, se ju doli boja më 19 tetor, kur disa komuna u mbyllën që në raundin e parë.
Edhe në komunat që shkojnë në balotazh është e qartë si dita kush prin, kush ka fituar në terren dhe kush vetëm në grafikone.”
Në fund, Imeri-Stafai thumbon me ironi:
“Rrethi i dytë po vjen, dhe kur të përfundojë procesi, VLEN do t’i numërojë komunat e fituara, shumicën prej tyre qendra të mëdha shqiptare”
Juve do t’ju mbeten grafikonet,t’i printoni dhe t’i varni në zyra si kujtim i përpjekjes për ta gënjyer veten.
Zgjedhjet janë për kryetarë komunash, jo për pamflete e mirënjohje.
U pa puna më 19 tetor: çdo teori e propagandë bie poshtë në ditën e votimit.
Me një fjalë – ju kemi bo partall!” 😄