8 C
Tetovo
E shtunë, 11 Tetor, 2025
BallinaLajmeSedat Bislimi: Morana do të ketë Shtëpinë e Kulturës — një hapësirë...

Sedat Bislimi: Morana do të ketë Shtëpinë e Kulturës — një hapësirë për art, kreativitet dhe trashëgimi

Kandidati i VLEN-it për Komunën e Studeniçanit, Sedat Bislimi, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Moranë, “në shtëpinë e Agës Osman, ku morën pjesë edhe deputeti i zonës dhe shumë të rinj të këtij vendbanimi”.

Në një atmosferë miqësore, Bislimi tha se banorët e Moranës meritojnë më shumë investime dhe vëmendje, duke theksuar se një nga projektet kyçe në plan-programin e tij është ndërtimi i Shtëpisë së Kulturës, e cila do të shërbejë si një hapësirë multifunksionale për art, muzikë dhe trashëgimi kulturore.

“Në këtë hapësirë, të rinjtë e talentuar të Moranës do të kenë mundësi të zhvillohen dhe të shprehin kreativitetin e tyre. Ky projekt do të realizohet brenda mandatit katërvjeçar, përmes bllok-dotacioneve dhe projekteve kapitale të ministrisë”, deklaroi Bislimi.

Ai shtoi se zhvillimi kulturor është pjesë thelbësore e vizionit të VLEN-it për komunën dhe se ky projekt do të jetë një shembull konkret i politikave që kthejnë vëmendjen tek të rinjtë dhe trashëgimia kulturore.

“Morana meriton më shumë, dhe këtë ‘më shumë’ do ta sjellim bashkë”, përfundoi Bislimi.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments