Kryetari aktual i Komunës së Zhelinës dhe kandidati për një mandat të ri nga koalicioni VLEN, Blerim Sejdiu, ka bërë të ditur se ndërtimi i çerdhes së parë publike në këtë komunë do të nisë javën e ardhshme. Lajmi u dha gjatë debatit përballë kandidatit të koalicionit rival AKI, ku Sejdiu theksoi arritjet dhe projektet në vijim.
Sipas tij, ky projekt është rezultat i punës së pandërprerë gjatë mandatit të tij dhe është pjesë e vizionit për zhvillimin e infrastrukturës arsimore dhe përmirësimin e kushteve për fëmijët dhe prindërit në Zhelinë.
Debati ndërmjet Sejdiut dhe kandidatit të AKI-së ishte pjesë e fushatës zgjedhore për zgjedhjet locale.
Ndërtimi i çerdhes publike shihet si një hap i rëndësishëm për komunën e Zhelinës, e cila deri më tani nuk ka pasur një institucion të tillë në pronësi publike.