8 C
Tetovo
E martë, 7 Tetor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniSejdiu: Në mandatin e ardhshëm përfundojm rrugët Merovë- Sallarevë dhe Cerovë- Zhelinë

Sejdiu: Në mandatin e ardhshëm përfundojm rrugët Merovë- Sallarevë dhe Cerovë- Zhelinë

Kryetari aktual i Komunës së Zhelinës dhe kandidati për një mandat të tretë nga koalicioni VLEN, Blerim Sejdiu, ka premtuar përfundimin e dy rrugëve kyçe në komunë gjatë mandatit të ardhshëm: Merovë–Sallarevë dhe Cerovë–Zhelinë.

Deklarata u bë gjatë debatit zgjedhor përballë kandidatit të koalicionit AKI për Komunën e Zhelinës.

Ai shtoi se projektet janë tashmë të planifikuara dhe se përgatitjet teknike dhe financiare janë në fazë të avancuar, duke garantuar se realizimi i tyre do të nisë menjëherë në fillim të mandatit të ardhshëm.

Në këtë debat Sejdiu foli dhe zbuloi edhe listën e projekteve të përfunduara dhe atyre në proces, duke theksuar se fokusi ka qenë gjithmonë në interesin e qytetarëve.

Rrugët Merovë–Sallarevë dhe Cerovë–Zhelinë janë kërkesa të kahershme të banorëve të zonave përkatëse, të cilët presin zgjidhje për përmirësimin e infrastrukturës dhe qasjes më të lehtë ndërmjet vendbanimeve.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments