Kryetari i Komunës së Zhelinës dhe nënkryetari i Lëvizjes Besa, Blerim Sejdiu, gjatë intervistës në TV Alsat, ka deklaruar se për herë të parë në historinë e vendit Komunat ndihmohen me kaq shumë mjete financiare.
“Në muajin e nëntë të vitit të kaluar ne kemi fituar 800 mijë euro nga fondet e Qeverisë dhe tani gjatë këtij muaji do të marrim edhe 2.5milion euro në thirrjen e dytë. Pra, asnjëherë nuk ka pasur kaq shumë ndihmë për komunat”, deklaroi Sejdiu, kryetar i Komunës së Zhelinës.
Ai duke ju përgjigjur për mungesën e pagesës ndaj këshilltarëve komunal tha se kanë qenë në një fazë të bllokuar me xhirollogari për shkak të disa bizneseve që ishin në koordinim me BDI-në, por Sejdiu tha se ajo problematikë është kaluar.
“Për këtë arsyeje këshilltarët komunal në një periudhë kanë pasur ndërprerje të marrjes së kompensimeve, por tani është duke rrjedhur gjithçka në rregull dhe do të kompensohen edhe pjesa për periudhën që nuk i kanë marrë”, tha në fund Sejdiu.