Kur të tradhton memoria e pushtetit, të mbetet vetëm propaganda.
A ka mbetur ndonjë ditë pa shpifje nga BDI?!
Çdo dalje e tyre, një fjalor i vjetruar, një kasetë e prishur me vetëm një mesazh: SHPIFJE!
Asnjë ide për të nesërmen. Asnjë vizion për zhvillim. Asnjë projekt për njerëzit.
Vetëm frikë. Vetëm panik. Vetëm baltë.
Ky nuk është program politik.
Ky është një ulërimë nga frika e humbjes.
👉 Kur nuk ke ndërtuar asgjë, sulmo ata që po ndërtojnë rrugë, shkolla, ura, të ardhme.
👉 Kur populli të ka harruar, hyn në baltë i veshur me këmishë të bardhë për t’u bërë i dukshëm.
Por qytetarët nuk mashtrohen më. Ata shohin dallimin.
Ne nuk jemi këtu për t’u marrë me shpifje.
Ne jemi këtu për të ndërtuar të tashmen dhe të ardhmen! Për të shërbyer! Për të ecë përpara bashkë me popullin!
Zëri i qytetarëve është më i fortë se propaganda. Dhe puna jonë është përgjigjja më e mirë ndaj baltës së tyre!
#ShpifjaSkaTëArdhme
#EArdhmjaFletMePunë
#ZhelinaEcëPërpara
#VLEN