8 C
Tetovo
E mërkurë, 23 Korrik, 2025
BallinaLajmeMaqedoniSejdiu: Sot ditën e nisëm, me lajme të mira nga Treboshi

Sejdiu: Sot ditën e nisëm, me lajme të mira nga Treboshi

Një tjetër premtim që po kthehet në realitet për banorët e Komunës së Zhelinës!

Sot, bashkë me zv. ministren e Transportit dhe Lidhjeve, znj. Kaltrina Zekolli Shaqiri, vizituam nga afër fillimin e punimeve për rikonstruksionin e rrugës lokale në fshatin Trebosh, me gjatësi prej 620 metrash, gjerësi 5.5 metra dhe trotuare 1.2 metra anash – një standard i ri për siguri dhe qarkullim më të lehtë për këmbësorët dhe automjetet.

Ky projekt realizohet falë bashkëpunimit ndërinstitucional mes Komunës së Zhelinës, Bankës Botërore dhe Ministrisë së Transportit, duke dëshmuar se kur institucionet bashkëpunojnë, rezultatet nuk mungojnë.

I gjithë investimi kap vlerën e 10 milion denarëve dhe përfaqëson një hap të madh për infrastrukturën lokale, duke ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së përditshme të banorëve të Treboshit.

Ky projekt është pjesë e vizionit tonë për një Zhelinë më funksionale, më të sigurt dhe më të zhvilluar, ku çdo fshat të ketë rrugë të asfaltuara, ndriçim, kanalizim dhe kushte të denja për jetesë.

Punimet veçse kanë filluar, dhe ky është vetëm një nga dhjetëra projekte që do të realizohen gjatë kësaj periudhe – sepse Zhelina meriton më shumë!

#Trebosh #KomunaEZhelinës #Infrastrukturë #Zhvillim #PunëKonkrete #InvestimeReale #MeBanorëtPërBanorët

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments