Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, në intervistën e fundit në TVAlsat, ka folur për raportet brenda VLEN-it. Ai ka deklaruar se situata brenda VLEN-it, është stabile dhe nuk do të lejojnë që individët të jenë apo të ndikojnë mbi vendimin kolektiv dhe qytetarë për ta mbajtur BDI-në në opozitë.
“VLEN ishte një përgjigje dhe reagim pas 20 vjetëve në skenën politike shqiptare. Si dhe një shpresë që për herë të parë, erdhi në vendin tonë në kampin shqiptarë. Prandaj, nuk do të lejojmë që këtë shpresë që individë të caktuar, pa marrë parasysh se kush janë ta nëpërkëmbin dhe ta zhgënjejnë atë besim që na i kanë dhënë qytetarët si mundësi për t’i përfaqësuar ata në qeveri”, u shpreh Sejdiu.
Ai shtoi VLEN vazhdon të jetë në bisedime me ato që janë në të vërtet kundër atij regjimi dhe kanë pritur që të bëhet rotacioni politik në vendin tonë.