“Një delegacion i Sektorit për Zhvillim Rajonal, së bashku me kryetarin e komunës së Bogovinës, Feti Abazi, kanë vizituar rrugën në hyrje të fshatit Kallnik. Të gjithë palët janë ndarë të kënaqura, nga respektimi i të gjitha procedurave për ndërtimin e kësaj rruge”, ka njoftuar Feti Abazi, në faqen e tij zyrtare.
“Një grup zyrtarësh nga drejtoria e Zhvillimit Rajonal, në krye me udhëheqësin Mitko Jankullovski dhe drejtorin e Zhvillimit Rajonal për Pollogun, Fatmir Saiti. Ditën e sotme kanë inspektuar përfundimin e punimeve dhe procedurave, për rikonstruimin e rrugës në hyrje të fshatit Kallnik.
Të dy palët u ndanë të kënaqura, si për respektimin e kriterve për ndërtim, por edhe për finalizimin e projektit sipas të gjitha prashikimeve.
Kryetari i komunës Feti Abazi, spjegoi në detaje, fillimet, zhvillimin dhe mbarimin me sukses të këtij projekti me rëndësi jetike, për banorët e këtij fshati”, ka përfunduar Feti Abazi.

