I pyetur nëse Arben Taravari do të bëhet pjesë e Frontit Europian, Ziadin Sela tha se për këtë fillimisht duhet të ketë qëndrim të qartë vetë Taravari. Sela tha se pasi të ketë qëndrim të qartë nga Taravari, do të përgjigjet nëse i njëjti mund të bëhet pjesë e koalicionit.
“Z.Taravari ka simbolikën e një njeriu që ka shkatërruar me sa kohë që ka vepruar në skenën politike. Nuk e ka simbolikën e një njeriu që ka ndërtuar prej momentin që kam krijuar një subjekt politik. Këto lëvizjet e tij natyrisht se duhet parë me kujdes nga ana e Frontit Europian, sepse politika ka qëndrime. Qëndrimi duhet të bëhet publik, të shprehet. Për mua nuk është qëndrim nëse hyn në këtë që na pret, në garën e radhës të zgjedhjeve lokale, nuk mund të jetë qëndrim që unë do të bashkëpunojë me të gjithë, ose me fjalë të tjera, unë do të marrë nga të gjithë, dhe çka i jep në kthim? Asgjë hiç!”, theksoi Sela.