E shtunë, 19 Prill, 2025
BallinaLajmeMaqedoniSela: Zot shtëpie të bën nderi, besa dhe fjala e dhënë, e...

Sela: Zot shtëpie të bën nderi, besa dhe fjala e dhënë, e kur nuk i ke këto nuk ke as shtëpi e as derë

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela nëpërmjet një statusi në facebook ka komentuar deklaratat e Arben Taravarit, i cili, ditë më parë tha se “Shtëpia e ASH-së është e madhe” dhe se secili është i mirëseardhur të vijë”.
Sela shkruan se shtëpia, nuk është thjesht objekt ku rri por është nam dhe identitet.
“Sipas traditës dhe të drejtës zakonore shqiptare shtëpia, nuk është thjesht objekti ku rri por është nam dhe identitet! Të madhe apo të vogël një derë e një shtëpi e bën zoti i shtëpisë. Nderi, besa, fjala e dhënë dhe e mbajtur, burrëria janë atributet që duhet ky zot shtëpie ti ketë. E kur nuk i ka as shtëpi e derë nuk i thonë e jo më e madhe…”, ka shkruar Sela.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments