8 C
Tetovo
E premte, 4 Korrik, 2025
BallinaLajmeMaqedoniShkarkohet Gëzim Kadriu nga NP Tregjet Kumanovë, lë pas institucionin me shumë...

Shkarkohet Gëzim Kadriu nga NP Tregjet Kumanovë, lë pas institucionin me shumë borxhe dhe punëtorët me disa muaj pa rroga.

Ky largim ishte i pashmangshëm pas një periudhe të gjatë keqmenaxhimi, mungesë transparence dhe akumulimi të vazhdueshëm të problemeve financiare. Ndërmarrja publike, që dikur kishte potencial për të funksionuar në shërbim të qytetarëve dhe tregtarëve të komunës, sot gjendet në një gjendje kritike detyrime të pashlyera dhe një atmosferë të rënduar te punëtorët, të cilët prej muajsh punojnë pa u paguar.

Përgjegjësia për këtë situatë bie pikërisht mbi drejtuesin tashmë të shkarkuar, i cili jo vetëm që nuk arriti të sjellë reforma e stabilitet, por e thelloi krizën. Shumë vendime të marra në mënyrë të njëanshme, punësime pa kritere dhe mungesë planifikimi financiar ishin shenjat më të dukshme të dështimit të tij menaxherial.

Tashmë mbetet në dorën e autoriteteve komunale dhe të drejtësisë që të hetojnë me seriozitet të gjitha shkeljet eventuale që mund të kenë ndodhur gjatë mandatit të tij. Ndërkohë, është urgjente që të caktohet një udhëheqje e re profesionale dhe e përkushtuar, që do të rikthejë funksionalitetin dhe besimin në këtë ndërmarrje publike shumë të rëndësishme për qytetin.

Qytetarët e Kumanovës meritojnë institucione publike që menaxhohen me ndershmëri dhe në shërbim të interesit të përgjithshëm – jo si burim për përfitime personale apo partiake.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments