Me vendim të ri të Ministrisë së Arsimit, me kërkesë të Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme, viti shkollor 2023/2024 për shkollat e mesme do të përfundojë më 10 qershor në vend të 17 qershorit siç ishte paraparë me kalendarin për organizimin e mësimit, njofton KlanM.

Për nxënësit e shkollave fillore mbetet në fuqi vendimi që përfundimi I vitit shkollor të jetë më 17 qershor.

Edhe për shkollat e mesme edhe për ato fillore, sic njofton KlanM, do të ketë pushim pranveror nga 29 prilli deri më 6 maj 2024.

MASH-i duhet të miratojë vendimin plotësues se si do të kompensohen dy ditët jo të punës për nxënësit për shkak të zgjedhjeve, të mërkurën më 24 prill dhe të mërkurën më 8 maj dhe nëse kjo do të ndikojë në afatin e përfundimit të vitit shkollor.

Sipas Ministrit të Arsimit, Jeton Shaqiri, kjo cështje do të shqyrtohet në Qeveri.

“Duhet të shqyrtohet se sim und të veprohet për këto dy ditë që parashihen në kalendarin e numrit të përgjithshëm të ditëve brenda vitit për realizimin e mësimit. Do të njoftojmë me kohë kur të ketë vendim qeveritar” – tha Ministri Jeton Shaqiri.

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, sic njofton KlanM, në bankat shkollore do të kthehen të hënën më 22 janar, kur nis gjysmëvjetori i dytë për vitin shkollor 2023/2024./KlanMacedonia