Shkrimtari Visar Zhiti ka fituar çmimin ndërkombëtar që jepet në Itali, “Camaiore – Francescco Belluomini” për librin me poezi “Strade che scorrono dalle mie mani” – “Rrugë që rrjedhin nga duart e mia”, përkthyer në italisht nga Profesor Elio Miracco.
Juria italiane, e kryesuar nga Michele Brancale, e përbërë nga poetë, studiues dhe kritikë letrarë, Cinzia Demi, Simone Gambacorta, Federico Migliorati, Renato Minore, Ottavio Rossani e Luigia Sorrentino, mes përzgjedhjes së 150 librave me poezi të botuara së fundmi, seleksionoi 25 prej tyre, pastaj nxori 7 poetë kandidatë nga bota për çmimin:
-Joao Luis Barreto Guimaraes, “Movimento” (Edizioni Kolibris) – Portugalia
-Andrea Cote, “La rovina che nomino” (Edizioni Fili d’Aquilone) – Kolumbia
-Edmond Neagoe, “Una visione dell’apocalisse” (Terra d’Ulivi Edizioni) – Rumania
-Martin Rueff, “Icaro grida in un cielo di creta” (Samuele Editore) – Franca
-Zoe Valdés, “Anatomia dello sguardo” (Edizioni Il Foglio) – Kuba
-Sarah Zahid, “Non scordiamoci mai quanto può essere bello vivere” (Edizioni Kolibris) – Norvegjia
-Visar Zhiti, “Strade che scorrono dalle mie mani” (Puntoacapo Editrice) – Shqipëria
Zhiti u zgjodh fitues në votimin e fundit nga juria, e cila dha edhe njoftimin, ndërsa ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet gjatë një mbrëmje në muajin shtator.