Më 26.01.2026, rreth orës 15:30, në bulevardin “Ilinden” në Shkup, zyrtarë policorë nga Njësia e Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup e privuan nga liria N.A. (37) nga Shkupi. Gjatë kontrollit të automjetit të tij u gjetën dy çanta udhëtimi, në të cilat kishte marihuanë.
Më 27.01.2026, rreth orës 00:10, në rrugën “Cvetan Dimov” në Shkup, zyrtarë policorë nga Njësia e Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup e privuan nga liria E.H. (21) nga Tetova, pasi tek ai u gjet marihuanë.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime përkatëse.

