8 C
Tetovo
E diel, 20 Korrik, 2025
BallinaLajmeMaqedoniShkup-Bllacë, VLEN-i thotë se nis finalizimin e rrugës së shumëpritur!

Shkup-Bllacë, VLEN-i thotë se nis finalizimin e rrugës së shumëpritur!

“Një ndër rrugët më të shumëpritura për shqiptarët, korridori jetik që lidh Shkupin me kufirin e Bllacës, po hyn në fazën e saj përfundimtare”, thonë nga koalicioni VLEN. ‘

Informojnë se Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore” ka hapur procedurat për prokurim publik për fazën përgatitore të projektit final për ndërtimin e kësaj rruge, një hap konkret që vulos vullnetin tonë për të kthyer në realitet atë që për dekada ka mbetur vetëm premtim.

“Pas zhvatjes së pafundme dhe ngecjes së qëllimshme nga qeverisjet e kaluara, më në fund po i japim fund manipulimeve me këtë projekt. Në vend të fasadës e propagandës, sot kemi veprim, vendosmëri dhe rezultate. Vetëm një vit pas hyrjes në Qeveri, VLEN po prodhon zgjidhje dhe jo alibi, zhvillim dhe jo show politik. Ky është vetëm fillimi i një epoke të re për infrastrukturën shqiptare, epoka e llogaridhënies dhe punës konkrete. Për shumë vite me radhë, projekti Shkup-Bllacë u përdor si mjet zgjedhor, u stërpërdor për marketing politik, por sot, situata ka ndryshuar. Me VLEN në qeveri, projektet nuk lihen më në harresë, ato ecin përpara. Zhvatja dhe propaganda ishin metodë pune. Por sot, situata ka ndryshuar. Me hyrjen e VLEN në Qeveri, projekti ka marrë udhë dhe vullneti për punë po jep frytet e para. VLEN nuk premton për kamerë, VLEN vepron në terren”, thuhet në njoftimin e VLEN-it.

Kjo rrugë, thuhet tutje në njoftim, nuk është thjesht një lidhje infrastrukturore, por simboli i një fillimi të ri për shqiptarët: një rrugë drejt zhvillimit ekonomik, integrimit europian dhe respektit të ndërsjellë.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments