Qendra për Vetëqeverisje Lokale (CLS) njoftoi sot se sipas informacioneve nga Ndërmarrja e qytetit për qarkullim, Beogradi synon të transferojë autobusë Solaris në Shkup dhe në disa qytete të tjera në Maqedoninë e Veriut. Ky vendim është vlerësuar nga OJQ-ja si “i paarsyeshëm, i pabazë dhe i dëmshëm”.
Drejtori i CLS-së, Nikolla Jovanoviq theksoi se në një kohë kur transporti urban në Beograd është në një situatë të vështirë, dhe qytetarët janë të pakënaqur, përjashtimi i 100 autobusëve të besueshëm “Solaris” për interesa personale do të ishte kundërproduktive.
Sipas Jovanoviq, arsyeja e vërtetë e këtij vendimi nuk është që të sigurohen autobusë të ri, por është “hakmarrje” e kryetarit Aleksandar Shapiq ndaj paraardhësve të tij, si dhe krijimi i kushteve për importin e autobusëve me gaz nga Turqia.
Autobusi Solaris Urbino 18 është prodhuar në Poloni, afër Poznanit, ndërsa që nga viti 2011, Serbia ka siguruar më shumë se 200 autobusë të tillë.