Është shpallur konkurs i ri për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), ndërsa sipas vendimit të Kuvendit të RMV-së, anëtarët aktualë nuk kanë të drejtë rikandidimi.
Çdo kandidat për kryetar duhet të ketë së paku dhjetë vite përvojë pune pas përfundimit të arsimit të lartë, prej të cilave së paku tetë vite përvojë në fushën e zbulimit ose parandalimit të korrupsionit, sundimit të së drejtës, ndërsa për anëtarë në KSHPK, përveç përvojës dhjetë vjeçare, mjaftojnë gjashtë vite përvojë në fushën e zbulimit ose parandalimit të korrupsionit.
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bazë të Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit, njëkohësisht e ka shpallur konkursin te shoqatat e gazetarëve, shoqatat e tjera dhe fondacionet që të marrin pjesë në intervistën e kandidatëve të cilët i plotësojnë kushtet për kryetar dhe anëtarë të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.
closevolume_off
Siç dihet, kryetari dhe gjashtë anëtarë zgjidhen në përbërje të Komitetit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.