8 C
Tetovo
E premte, 11 Korrik, 2025
BallinaLajmeMaqedoniShpifja e radhës e BDI-së bie poshtë: Drejtori i Filharmonisë demanton, asnjë...

Shpifja e radhës e BDI-së bie poshtë: Drejtori i Filharmonisë demanton, asnjë maqedonas i punësuar

Drejtori i Filharmonisë së Maqedonisë së Veriut, Mustafa Imeri, ka reaguar ashpër ndaj pretendimeve të rreme të përhapura nga BDI, duke i quajtur ato të turpshme dhe të motivuara politikisht.

“Është e turpshme dhe për keqardhje mënyra se si BDI, në mungesë të argumenteve, përpiqet të mashtrojë opinionin publik me shpifje dhe rrena”, shkruan Imeri në reagimin e tij.

Ai demanton kategorikisht lajmin e përhapur nga BDI se gjoja janë punësuar 18 persona, nga të cilët vetëm një shqiptar. “E vërteta është kjo: Deri më tani nuk ka asnjë punësim të realizuar. Ka pëlqime për punësim të cilat do të realizohen ditëve në vijim, e të cilat aspak nuk përputhen me gënjeshtrat e BDI-së”, thekson ai.

Imeri shton se të gjitha faktet janë të dokumentuara dhe të verifikueshme për këdo që ka interes të sinqertë, jo për ata që, sipas tij, ndërtojnë narrativa të rreme për qëllime politike.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments