Deputetët e opozitës para kamerave “luftojnë” e kërkojnë me ngulm përdorimin e gjuhës shqipe, por pasi mbyllen kamerat, i kthehen përdorimit të maqedonishtes.
I tillë është rasti i deputetit të AKI-së, Rijad Shaqiri, i cili prej foltores së Kuvendit, ka “gojën e mbushur plot me çështjen e shqipes”, por në një dokument që e ka dërguar te zyra e sekretares së përgjithshme të Kuvendit, kërkesa e tij është parashtruar në gjuhën maqedonase.
Në dokumentin që mban vulën e tij, shihet se si Shaqiri kërkon video të fjalimit të tij, por i gjithë dokumenti fjalë për fjalë është dërguar në gjuhën maqedonase.
Sipas ligjit dhe rregullores, deputetët shqiptarë kanë të drejtë të komunikojnë në gjuhën shqipe me Kuvendin, por opozita shqiptare po heq dorë vullnetarisht nga kjo e drejtë.


