8 C
Tetovo
E enjte, 5 Qershor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniShqipëri – Serbi, pa tifozat “Kuq e Zi”

Shqipëri – Serbi, pa tifozat “Kuq e Zi”

Tifozat “Kuq e Zi” kanë vendosur ta bojkotojnë ndeshjen Shqipëri-Serbi, që luhet më 7 qershor në “Arenën Kombëtare”, e vlefshme për
Kjo u bë e ditur përmes një deklarate nga TKZ-ja.

Për këtë, ky grup i tifozëve e kanë fajësuar Federatën Shqiptare të Futbollit, duke e kritikuar ashpër.

“Absurdi i kësaj ndeshjeje qëndron te hipokrizia e vazhdueshme e FSHF-së, e cila predikon gjithpërfshirje, por në realitet përjashton tifozët e vërtetë, ata që e kanë ndjekur Kombëtaren për më shumë se 21 vite. Futbolli është kthyer nga një aktivitet popullor në një event ekskluziv për të pasurit, ku çmimet e biletave variojnë nga 150 deri në 1000 euro. Është e paimagjinueshme që një familje shqiptare mesatare, një prind me bashkëshorten dhe dy fëmijë, të duhet të paguajë rreth 600 euro për të ndjekur një ndeshje, aq sa kushton një javë pushime në qershor”, thuhet në reagim transmeton Klankosova.tv.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments