Kombëtarja e Shqipërisë të shtunën në mbrëmje do tw nis aventurën në “Euro 2024”, ku si kundërshtar do ta ketë Italinë.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Iduna Park”, të Borussia Dortmundit dhe pritet të jetë spektakël i vërtetë.
Një faqe italiane në rrjetet sociale e ka parashikuar numrin e tifozëve që pritet të jenë prezent në stadiumin gjerman.
Sipas “AzzurriXtra”, shqiptarët pritet ta “pushtojnë” stadiumin e Dortmundit dhe numri i tifozëve të pranishëm do të shkoj rreth 50 mijë. Kurse ata italianë deri në 31 mijë.
Kujtojmë që ndeshja e parë mes Shqipërisë dhe Italisë zhvillohet të shtunën nga ora 21:00.