Drejtoresha e spitalit të Koçanit, Kristina Serafimova, dha një deklaratë të parë pas tragjedisë që ndodhi natën e kaluar në klubin e natës. Ajo tha se thirrja e parë ishte marrë në orën 2:48 dhe spitali u mobilizua menjëherë.
“Thirrja e parë erdhi në 2:48. U mobilizua i gjithë spitali dhe filluan të silleshin pacientët e parë. Pasi kishim një numër të kufizuar mjetesh transporti, iu drejtova drejtorëve të spitaleve në qytetet e lindjes së Maqedonisë, por edhe në Shkup dhe Veles. Ata që kishin lëndime më të rënda u dërguan në spitalin e Shkupit dhe ata që ishin më rëndë në spitalet e Shkupit. Bëhet fjalë për rreth 70 pacientë që janë kontrolluar”, tha Serafimova.
Ajo tha se viktimat janë nga 14 deri në 24 vjeç.
“Në këtë moment në Koçan ka 20 pacientë me lëndime të lehta, ndërsa të gjithë të tjerët, mbi 50, janë dërguar në klinikat në vend. Ka shumë të vdekur, por nuk mund të thuhet numri i saktë derisa të përfundojë identifikimi. Disa nga viktimat kishin karta identiteti, ndërsa disa të tjerë nuk kishin. Viktimat janë nga 14 deri në 24-25 vjeç. Për të lënduarit tek ne janë nga 18-23 vjeç”, përfundoi Serafimova.