Arben Fetahu, një nga zërat më të fortë dhe më të sinqertë në skenën politike, vijon të mbajë një qëndrim stoik dhe të palëkundur kundër bashkëpunimit me BDI-në. Që nga fillimi i mandatit të tij, ai ka qenë kritik i ashpër i kësaj partie, duke i akuzuar për korrupsion dhe politika që dëmtojnë interesat e komunitetit që ai përfaqëson.
Në këtë kontekst, qëndrimi i Arben Taravarit, i cili publikisht deklaroi se ka pasur kontakte me Ali Ahmetin, është parë nga Fetahu si një veprim i papranueshëm dhe në kundërshtim të drejtpërdrejtë me parimet dhe interesat e qytetarëve. Fetahu e konsideron këtë si një tradhti politike dhe një nënçmim të besimit të popullit, duke u distancuar me forcë nga çdo bashkëpunim me BDI-në.
Në një kohë kur shumë politikanë zgjedhin kompromisin për interesa personale apo partiake, Arben Fetahu ka zgjedhur të qëndrojë burri i fjalës së tij. Ai ka përsëritur se nuk do të lejojë kthimin e BDI-së në pushtet, duke u bërë simbol i një rezistence të pastër dhe pa kompromis ndaj partisë së korruptuar që sipas tij ka shkatërruar besimin dhe shpresën e qytetarëve.
Ky qëndrim i fuqishëm dhe i palëkundur tregon vendosmërinë e Fetahut për të mbrojtur dinjitetin dhe të drejtat e Shqiptare që përfaqëson, duke mos u dorëzuar ndaj presioneve apo intrigave politike.
Në kohën kur shumë zëra heshtin ose kapitullojnë para presioneve, Arben Fetahu është shembulli i një politikanit që i reziston errësirës dhe vazhdon të mbrojë të vërtetën me kokë të ngritur.