Në pikat e kontrollit në të gjitha qytetet jashtë Shkupit, dokumentet personale mblidhen pa termin. Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, thotë se të gjitha pikat, përveç në Shkup, janë urdhëruar të punojnë pa termin.
““Në të gjitha qytetet jashtë Shkupit është lëshuar një urdhër nga ndihmësministri, tashmë po punohet pa termin. Aty mund të shërbehen të gjithë qytetarët që duan të hanë dhe që regjistrohen. Për momentin nuk ka asnjë vlerësim se do të ketë ndonjë problem. Dëshiroj t’u jap mirënjohje të gjithë qytetarëve në brendësin të vendit sepse tashmë kemi tejkaluar 80% të yëvendësimit të dokumenteve peronale”, tha sot minsitri Spasovski pas vizitës së SPB Strumicë.
E vetmja pikë në shkup që punon pa termin është edhe sot plot një numër i qytetarëve ka pasur edhe mëngjesin e sotëm para se të hapet puntati, në të cilin ka 12 kabina për fotografim. Ministri Spasovski thotë se kjo pikë kontribon shumë në rritjen e dinamikës.
“Sipas vlerësimeve që kemi, puna është vërtet intensive. Dinamika aktuale në secilin segment do të kontribuojë që të gjitha punët të përfundojnë në një ose dy muajt e ardhshëm”, tha ministri Spasovski.
Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, ministri përsëriti se nuk do të ketë gjoba për qytetarët që nuk ndryshojnë dokumentet personale që nga shkurti i vitit 2024.