8 C
Tetovo
E hënë, 1 Shtator, 2025
BallinaLajmeMaqedoniSKANDAL/Bujar Osmani pranon takimin e fshehtë me Gruevskin! (Video)

SKANDAL/Bujar Osmani pranon takimin e fshehtë me Gruevskin! (Video)

Kandidati i BDI-së për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, u kap sot “mat” para gazetarëve, duke mos arritur të mohojë takimin e përfolur me ish kryeministrin e arratisur, Nikolla Gruevski.

I pyetur drejtpërdrejt për këtë çështje, Osmani zgjodhi të fshihej pas “sekreteve shtetërore” dhe informacioneve të “klasifikuara,” duke pranuar në mënyrë indirekte se një takim i tillë është zhvilluar gjatë kohës sa ai mbante postin e ministrit të Jashtëm.

Gazetari e pyeti qartë: “Ka pasur apo nuk ka pasur takim midis Bujar Osmanit dhe Nikolla Gruevskit?” Por Osmani u ngatërrua në përgjigjen e tij.

“Takimet e ministrit të Jashtëm janë takime të klasifikuara dhe me ligj nuk mund të paraqiten edhe po të kishte pasur diçka të tillë do të ishte në kuadër të funksionit të Ministrit të Jashtëm” ka thënë Osmani.

Kjo deklaratë e Osmanit, i lexuar mes rreshtave, është një pranim i qartë se ai ka realizuar takim me Gruevskin në Hungari, një fakt i cili hedh hije të rënda dyshimi mbi lidhjet dhe lojërat politike të tij dhe BDI-së.

Në vend që të thoshte troç “jo, nuk kam pasur takim,” Osmani u përpoq ta relativizonte skandalin, duke e futur nën petkun e “detyrës zyrtare,” një justifikim që ngre edhe më shumë pikëpyetje.

Kjo deklaratë e komprometon rëndë kandidaturën e tij për Çair, duke nxjerrë në pah lidhjet e dyshimta të BDI-së opozitare me figura të arratisura nga drejtësia si Nikolla Gruevski.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments