Fatmir Dehari, kryetar i Komunës së Kërçovës dhe kandidat për mandat të ri, po përballet me një skandal të paprecedent që ka tronditur opinionin publik. I njohur si njeri i afërt i Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit, Dehari është përfshirë në audio-incizime që po qarkullojnë masivisht në rrjetet sociale, duke nxjerrë në dritë një realitet të errët: mobing, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe dyshime serioze për korrupsion.
Gazetari Furkan Saliu, në një postim në profilin e tij në lidhje mbi situatën, e krijuar përshkruan në mënyrë dramatike:
> “Shumë miq të mi nga Kërçova më treguan për amoralitetin e madh që ndodh aty. Disa storje ishin aq të neveritshme, saqë refuzoja t’u besoja. Por audio-incizimet e publikuara tregojnë se problemi nuk është vetëm moral – këtu ka elemente të qarta të veprave kriminale.”
Qytetarët dhe gazetarët e njohur, si Liridona Vejseli, Nevri Ademi dhe shumë të tjerë kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të Deharit dhe tërheqjen e tij nga gara për mandat të ri. Si ish-ushtar i UÇK-së, ai duhet të marrë përgjegjësi dhe të përballet me drejtësinë për veprimet e tij, nëse dëshiron të pastrojë fytyrën e tij dhe të respektojë qytetarët që e kanë zgjedhur.
Ky skandal është një goditje e rëndë për besimin qytetar dhe integritetin e institucioneve lokale, dhe nuk mund të anashkalohet. Mosveprimi do të shndërrohet në mbështetje të qartë për amoralitetin dhe korrupsionin që po shkatërron Kërçovën.