8 C
Tetovo
E enjte, 21 Gusht, 2025
BallinaLajmeMaqedoniSkandal në Qytetin e Shkupit: Blerim Bexheti dhe Danela Arsovska vazhdojnë largimin...

Skandal në Qytetin e Shkupit: Blerim Bexheti dhe Danela Arsovska vazhdojnë largimin e shqiptarëve nga puna tek NP Higjiena Komunale

Skandal në Qytetin e Shkupit: Blerim Bexheti dhe Danela Arsovska vazhdojnë largimin e shqiptarëve nga puna tek NP Higjiena Komunale

Sot është bërë publike një rast shqetësues i largimit të një punëtori shqiptar nga puna në ndërmarrjen publike NP Higjiena Komunale – Shkup.

Punëtori Abdulla Ameti ka reaguar ashpër ndaj vendimit, duke theksuar se kërkesa për shkarkimin e tij është dorëzuar nga inspektori Aleksandar dhe është proceduar nga udhëheqësia e ndërmarrjes.

“Unë do të kërkoj përgjegjësi para organeve gjyqësore nga inspektori Aleksandar dhe NP Higjiena Komunale për arsyet e kësaj kërkese,” ka deklaruar Ameti.

Sipas tij, ky rast është shembull i qartë i diskriminimit ndaj shqiptarëve në punësim dhe pjesë e një politike të qëllimshme për të përjashtuar shqiptarët nga institucionet publike në Shkup.

Në opinion janë përmendur edhe përgjegjësitë politike të Blerim Bexhetit dhe Danela Arsovskës, të cilët akuzohen se kanë lejuar, madje edhe nxitur këtë praktikë të padrejtë.

Ky rast ka ngjallur shqetësime të mëdha te qytetarët shqiptarë të Shkupit, të cilët kërkojnë transparencë dhe drejtësi në institucionet publike, si dhe mbrojtje nga diskriminimi në vendin e punës.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments