8 C
Tetovo
E enjte, 8 Janar, 2026
BallinaLajmeMaqedoniSkandal në Vrapçisht: Isen Shabani ka paguar rreth 100 mijë euro për...
- Advertisment -spot_img

Skandal në Vrapçisht: Isen Shabani ka paguar rreth 100 mijë euro për pastrim bore që nuk është kryer

Kandidati për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, ka ngritur akuza të rënda për keqpërdorime financiare gjatë qeverisjes së ish-kryetarit të komunës, duke theksuar pagesa marramendëse për pastrimin e borës në rrugët lokale, në një kohë kur realisht shërbimi nuk është kryer.
Sipas tij, gjatë mandatit të fundit, çdo vit janë paguar rreth 25 mijë euro, apo mbi 1.400.000 denarë, ndërsa në total shuma arrin në rreth 100 mijë euro, respektivisht afro 6 milionë denarë nga buxheti i komunës.
“Vitet e fundit nuk ka pasur borë të mjaftueshme, ndërsa edhe në ato pak raste kur ka rënë, rrugët nuk janë pastruar në kohë. Qytetarët kanë mbetur të izoluar, ndërsa në dokumente figurojnë pagesa sikur shërbimi të ishte kryer rregullisht”, ka deklaruar Demiri.
Ai ka kërkuar transparencë të plotë, auditim dhe hetim institucional, duke theksuar se qytetarët e Vrapçishtit meritojnë përgjigje të qarta se ku kanë përfunduar paratë e tyre.

Artikuj të ngjashëm
spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments