Portieri i Serbisë, Vanja Milinkovic-Savic ishte protagonist i një episodi të bujshëm. Gardiani i Torinos u largua nga kampi stërvitor i Serbisë, pasi trajneri Dragan Stojkovic u dha lojtarëve 1 ditë pushim.
Por, largimi i tij nga hoteli i ekipit nuk ka qenë aq i mirë për shkak se Milinkovic-Savic është përfshirë në një sherr.
Teksa ishte duke konsumuar alkool në një lokal të Mynihut, portieri serb është ndeshur me një tifoz. Ky i fundit e ka kritikuar portierin që në vend se të pinte, duhet të përgatitej për ndeshjen ndaj Danimarkës.
Në këto rrethana, Milinovic-Savic nuk ka duruar më dhe e ka goditur tifozin serb. Rojet e sigurisë së lokalit kanë ndërhyrë menjëherë duke mos lënë që situata të përshkallëzohet. Tashmë pritet të shihet se çfarë masash do të merren ndaj futbollistit.