Sllovenia, si vendi i 147-të në botë, e njohu zyrtarisht Palestinën si shtet të pavarur dhe sovran. Ata kanë varur flamurin palestinez para parlamentit.
Pas seancave dëgjimore në Asamblenë Kombëtare, Sllovenia njohu zyrtarisht Palestinën. Njohja u mbështet nga 52 deputetë.
Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, përmes rrjeteve sociale njoftoi se “njohja e sotme e Palestinës si shtet sovran dhe i pavarur i dërgon shpresë popullit palestinez në Bregun Perëndimor dhe në Gaza”.
Kështu, sllovenët kanë ndjekur hapat e Spanjës, Irlandës dhe Norvegjisë, të cilat së fundmi bënë të njëjtën gjë.
Sllovenia u bë kështu anëtari i 147-të i Kombeve të Bashkuara që njohu Palestinën.
Grupi më i madh parlamentar opozitar slloven, SDS kishte dorëzuar sot një propozim të ri për shpalljen e referendumit konsultativ për njohjen e pavarësisë dhe sovranitetit të Palestinës.
Siç ka shpjeguar në takim kryetari i SDS-së, Janez Jansha, propozimi i parë është tërhequr për arsye teknike