Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe, në intervistë për TV Koha, tha se Aleanca për Shqiptarët në krye me Arben Taravarin dhanë kontributin e duhur për ta sjellë ndryshimin në kampin shqiptarë.
“Të gjithë sytë ishin të kthyer nga ASH dhe Arben Taravari 107 mijë votat gjithë kanë meritat e veta por që hapin e madh e bëri Taravari që solli ndryshimin. BDI shkoi në opozitë. Ky ishte një veprim vendimtar shumë i rëndësishëm”, tha Halil Snopçe.