Kandidati për deputet nga opozita shqiptare në Njesinë Zgjedhore numër 6, Halil Snopçe në emisionin Klan Debat në Tv Klan Macedonia deklaroi se e ndjek fushatën e partive shqiptare mirëpo jo edhe aq shumë ato maqedonase.

Snopçe tha se Fronti Europian sipas tij po përsërit të njejtën retorikë zgjedhore dhe nuk sjell diçka të re.

“Nuk e ndjeki shumë fushatën politike të partive maqedonase, edhe pse lartë poshte po përsëritet e njejta retorikë. Ne jemi fokusuar tek votat shqiptare, e ndjeki dhe fushatën e Frontit Europian mirëpo natyrisht jemi të fokusuar në atë çfarë ofron opozita shqiptare. Fronti Europian me promotor BDI-në thonë se s’kemi garë me opozitën shqiptare por me VMRO-në dhe LSDM-në, pra përsëritet e njejta retorikë, sepse kanë pasur punë me ta, kanë bë gara për tenderë, korrupsion, politizim të administratës etj… Fronti është në super ligën e korrupsionit ndërsa populli shqiptar është në tribuna…”, tha Snopçe. /TvKlan.mk