Deputeti Halil Snopçe ka reaguar ndaj fjalimit të deputetit të Frontit Evropian Skender Rexhep Zejdi duke i parashtruar pyetje se a është Zejdi i njëjti person që kritikonte BDI-në apo ai person që sot është rreshtuar në krah të BDI-së që dikur e luftonte:
“Zotëri Rexhepi, a po flisni në emër të personit që ishte kritikues i ashpër i BDI-së, apo i atij që i përkrah politikat e BDI-së. A po flisni në emër të personit që thotë që VLEN nuk ka përfaqësim të duhur, apo të atij që pa kryeparlamentar negocion me VMRO-në për të hy në qeveri. A po flisni në emër të personit që ishte kundër kazinove apo atij që e përkrahu Grubin dhe kazinot? Partnerët e tuaj asnjëherë nuk liruan asnjë të burgosur të pafajshëm shqiptar apo rast të montuar politik. Vetëm liruat Sasho Mijalkov dhe mundësuat ikjen e Nikolla Gruevskit. BDI-ja duhet të jep përgjigje pse e latë 20%-shin, historia nuk të gjykon për punët që bëhen të shkuarën por ato që bëhen në të ardhmen.”