Sot, me mbërritjen e pasagjerëve nga Stambolli në aeroportin e Ohrit “Shën Apostulli Pavël”, do të shënohet nisja zyrtare e linjës ajrore të re nga Stambolli për në Ohër.
Kjo është linja e parë direkte ajrore nga kompania turke “Turkish Airlines”, e cila do të operojë nga Stambolli në aeroportin e Ohrit “Shën Apostulli Pavël” që nga sot.
Sipas njoftimeve të mëparshme, fluturimet e linjës Stamboll – Ohër do të realizohen katër herë në javë, dhe ato do të jenë të hënën, të enjten, të premten dhe të dielën. Kompania ajrore turke do të përdorë aeroplanë “Airbus A321”, “Boeing 737-800” dhe “Boeing 737-900” nga flota e saj për këtë linjë.
Në ngjarjen e sotme në aeroportin e Ohrit pritet të jenë të ftuar kryeministri Hristijan Mickoski, zv.kryeministri dhe ministri i transportit Aleksandar Nikoloski, drejtori i përgjithshëm i “TAV Airports”, Serkan Kaptan, drejtori i përgjithshëm i “Turkish Airlines”, Bilal Ekşi dhe ambasadori turk Fatih Ulusoy.