8 C
Tetovo
E hënë, 29 Shtator, 2025
BallinaLajmeMaqedoniSot nis fushata për Zgjedhjet lokale, do të zgjasë deri më 17...

Sot nis fushata për Zgjedhjet lokale, do të zgjasë deri më 17 tetor

Partitë dhe kandidatët e pavarur fillojnë prezantimet e tyre zyrtare para votuesve sot (29 shtator). Fushata zgjedhore fillon sot dhe do të zgjasë deri më 17 tetor në mesnatë, e ndjekur nga një heshtje 24-orëshe para votimit më 19 tetor.

Eventi qendror për prezantimin e kandidatëve për kryetar të komunave nga VLEN do të mbahet të martën në Shkup, ndërsa sot kandidati për kryetar komune të Çairit dhe zëvendëskryeministri Izet Mexhiti dhe lista e këshilltarëve për këtë komunë të Shkupit do të kenë prezantimin e tyre në sheshin “Skënderbeu”.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) si udhëheqëse e koalicionit AKI, mbajti evenimentin qendror për prezantimin e kandidatëve për kryetar komunash mbrëmë në Shkup.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments