Dimri në vend dhe në hemisferën veriore të Tokës filloi sot në orën 4 e 27 minuta. Në të njëjtën kohë në hemisferën jugore të Tokës fillon vera.
Dita e ardhjes së dimrit njihet edhe si solstici dimëror, gjegjësisht dita është më e shkurtër, ndërsa nata më e gjatë. Nga sot netët gradualisht do të bëhen më të shkurta dhe ditët më të gjata.
Dielli në Shkup, në ditën e parë të dimrit lindi në orën 6 e 59 minuta, ndërsa do të perëndojë në orën 16 e 6 minuta. Dita do të zgjatë 9 orë e 7 minuta.
E premtja, 22 dhjetor, është dita e 358-të e vitit. Deri në fund të vitit mbesin edhe nëntë ditë.
Dimri do të zgjasë 88 ditë, 23 orë e 39 minuta, deri më 20 mars të vitit 2024, kur në hemisferën veriore fillon pranvera, ndërsa në hemisferën jugore vjeshta.