Mnistrja për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali gjatë vizitës së saj në Tetovë, ka përcjellë një mesazh mbështetjeje për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se Shqipëria do të vazhdojë të jetë pranë tyre në çdo proces.
“Aty ku janë shqiptarët, aty është edhe Shqipëria. Mbështetja jonë do të jetë e vazhdueshme dhe e palëkundur”, deklaroi Spiropali, duke vënë në dukje rëndësinë e bashkëpunimit dhe lidhjeve të forta mes dy vendeve.

