8 C
Tetovo
E martë, 28 Tetor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniSpitali i Tetovës merr pamje të re, Kasami: Jemi kujdesur edhe për...
- Advertisment -spot_img

Spitali i Tetovës merr pamje të re, Kasami: Jemi kujdesur edhe për spitalin, rregulluam statusin e të punësuarve dhe asfaltuam hapësirën e brendshme

Kryetari i Tetovës Bilall Kasami, përveç asfaltimit të rrugëve në qytet, e ka rregulluar edhe hapësirën brenda Spitalit të Tetovës.

Në një video të publikuar në Facebook, shihet pamja e re që ka marrë spitali pas rregullimit nga autoritetet e komunës. Por, përveç rregullimit dhe asfaltimit të parkingjeve dhe hapësirës brenda, Kasami thotë se është rregulluar edhe statusi i të punësuarve në spital, që ishin pa vendime.

“Shenjë njohëse e jona ka qenë rregullimi i statusit të gjithë atyre që janë të angazhuar në administratë publike. Për katër vite në krye të komunës, mbi 300 mësues kanë marrë vendime, sepse për ne nuk ka qenë me rëndësi t’i kontrollojmë njerëzit, por t’i rregullojmë institucionet. Dhe qasja e njëjtë ka qenë edhe në spitalin e Tetovës, pra marrëveshja politike në qeveri ka qenë që në Spitalin e Tetovës të ketë konkurs për punësime me vendim, që ju të keni koncentrimin te pacienti, e jo kur të mbarojë muaji, nëse do të jeni ende të punësuar”, thotë Kasami.

Ndryshe, në mandatin e dytë ai ka paralajmëruar edhe shumë projekte tjera për spitalin dhe për Tetovën në përgjithësi.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments