8 C
Tetovo
E premte, 24 Tetor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniStatistika për mashtrim, jo për lavdi politike!

Statistika për mashtrim, jo për lavdi politike!

Në daljen e tij të parë pas zgjedhjeve të 19 tetorit, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, tentoi t’i zbusë humbjet politike me statistika këshilltarësh dhe retorikë patriotike, duke krahasuar votat e koalicionit të tij me ato të VLEN-it.
Por, pas deklaratave triumfaliste, fshihet një realitet krejt tjetër.

Nga 15 komunat me shumicë shqiptare në vend, BDI-ja realisht ka fituar vetëm një, Komunën e Likovës.
Në Pllasnicë dhe Çashkë, për të cilat Ahmeti pretendon fitore, partia e tij as nuk ka pasur përballë kandidat të VLEN-it. Kjo, sipas burimeve të kampit VLEN-ist, është bërë që të mos dëmtohet vota shqiptare në komuna ku nuk ekziston elektorat i theksuar shqiptar.

Madje, Pllasnica as nuk është komunë shqiptare. Shumica e banorëve atje janë të deklaruar si turq, të cilët flasin maqedonisht, jo shqip. Një situatë e ngjashme vërehet edhe në Çashkë e Butel, ku mungesa e garës reale ka prodhuar “fitore” vetëm në letra.

Pra, të mburresh me “fitore” në komuna ku nuk ke pasur kundërshtar politik është më shumë iluzion politik sesa kapacitet elektoral.

Nëse për Ali Ahmetin “Shoqata e Gazimestanit” është VLEN-i, atëherë realiteti politik i 19 tetorit thotë ndryshe:
VLEN fitoi betejën e qyteteve shqiptare, ndërsa BDI mbeti me disa bastione rurale, prej të cilave dy nga tri as nuk janë me shumicë shqiptare.

Në fund të ditës, numrat s’janë gjithçka kur populli të ka kthyer shpinën.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments