Jasin Demiri, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Arben Taravarit dhe Valbon Limanit, deklaroi publikisht largimin nga Aleanca për Shqiptarët, duke denoncuar “ngrënien e hakut”, mungesën e meritokracisë dhe klanet familjare në parti.
Por vetëm disa orë më vonë, gjithçka ndryshoi. Në një status të dytë, Demiri shkroi:
“Postimi i publikuar së fundmi në profilin tim, ku pretendohej largimi im nga Aleanca për Shqiptarët, nuk është bërë nga unë personalisht. Fatkeqësisht, profili im është komprometuar dhe fjalëkalimi më është vjedhur pa dijeninë time… Rikonfirmoj se jam dhe mbetem pjesë e Aleancës për Shqiptarët.”
Tani lindin pyetjet legjitime:
A i’a hakuan vërtet profilin, apo u detyrua ta mohojë pas ndonjë presioni të brendshëm, le t’a vlerësoi lexuesi!