NATO-ja beson se situata e sigurisë në Ballkanin Perëndimor është ende shumë e brishtë, dhe ka potencial për tensione në Kosovë dhe Bosnjë- Hercegovinë. Kështu tha prej Brukselit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke folur pas takimit me kryeministrin e Malit të Zi, Millojko Spajiq. “Situata në rajonin e Ballkanit Perëndimor mbetet e brishtë. Dhuna që ka shpërthyer në Kosovë ishte e papranueshme. Kjo ka bërë që NATO-ja menjëherë të angazhojë forca shtesë në Kosovë”, tha Stoltenberg. Ai ka paralajmëruar se javën që vjen, Këshilli i Atlantikut të Veriut, trupi më i lartë politik i aleancës, do të vizitojë Bosnjë- Hercegovinën, për të dëshmuar në këtë mënyrë edhe mbështetjen e parezervë për integritetin territorial dhe sovranitetin e këtij vendi.

“Shpërthimi i dhunës vitin e kaluar në Kosovë ishte e papranueshme. NATO-ja reagoi me shpejtësi, duke dërguar 1000 trupa shtesë dhe mjete të rënda luftarake. Ne jemi të angazhuar që KFOR-i të përmbush mandatin e tij. Ne gjithashtu biseduam për situatën në Bosnjë-Hercegovinë. Këshilli i Atlantikut të Veriut, të gjithë 31 ambasadorët do ta vizitojnë Sarajevën javën e ardhshme si demonstrim i mbështetjes së fuqishme për sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë- Hercegovinës. Të gjithë liderët politikë duhet të punojnë për të dëshmuar unitet që është thelbësore për stabilitetin e vendit dhe rajonit”, tha Jens Stoltenberg, sekretar i përgjithshëm i NATO-s. /Alsat.mk