8 C
Tetovo
E diel, 2 Nëntor, 2025
BallinaLajmeStrugë/ 9 qytetarë nuk kanë figuruar në listën e votuesve, ankohen në...

Strugë/ 9 qytetarë nuk kanë figuruar në listën e votuesve, ankohen në KSHZ

Në Strugë, në procesin aktual zgjedhor, janë evidentuar parregullsi lidhur me listën zgjedhore. Deri më tani, nëntë qytetarë nuk kanë figuruar në listën e votuesve, përkundër faktit se posedojnë të drejtë vote.

Këta persona kanë dorëzuar ankesë në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), mirëpo ankesat e shtatë prej tyre janë refuzuar. Rastet kanë ngritur shqetësime mes qytetarëve për mënyrën e përditësimit dhe verifikimit të listës zgjedhore.

Në raundin e parë të zgjedhjeve, sipas të dhënave nga terreni, rreth tridhjetë qytetarë nuk kanë qenë të përfshirë në listën zgjedhore, duke u privuar kështu nga e drejta e tyre themelore për të votuar.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments