Dibra sot pasdite është përfshirë nga stuhi e përcjellë me reshje të dendura shiu, erë, breshër dhe shkarkime elektrike
Rrugët ishin plot me ujë, ka degë të rëna nga disa drunjë, por fatmirësisht sipas autoriteteve dëmet në kulturat bujqësore janë të parëndësishme, për shkak të vëllimit të vogël të breshërit.
“Deri më tani nuk ka raporte për dëme të mëdha. Nuk përjashtohet që të ketë edhe hapësira në bodrume të përmbytura, por qytetarët zakonisht nuk raportojnë”, deklaroi për MIA-n, Femia Ajroski, udhëheqës i QMK-së Rajonale-Dibër.
Për shkak të lagështirës së rrugëve dhe rrëshqitjeve më të vogla të gurëve, rekomandohet vozitja me kujdes dhe respektimi i sinjalistikës rrugore në rrugët e qarkut të gjerë të Dibrës, theksojnë nga seksioni i NP për mirëmbajtjen e rrugëve kryesore dhe rajonale.