Dëme nga reshjet e shiut pësuan edhe spitalet. Stuhia shkaktoi dëme te spitali “8 shtatori” në Shkup ku në sallat e operacionit në katin e tretë ka rrjedhur ujë, gjë që ka ndikuar në shtyrjen e një pjese të ndërhyrjeve kirurgjikale derisa pajisjet janë transferuar në sallat poshtë.
Tashmë spitali po funksionon pa ndërprerje, ndërsa salla të tjera të Traumatologjisë dhe Ortopedisë janë funksionale. Autoritetet thonë se nuk ka nevojë për shqetësim. /Alsat.mk