Ekipet e ndërmarrjes, të armatosura me makineri profesionale dhe me vullnet të hekurt, zbarkuan në fshatin Uzurmisht, ku realizuan pastrimin e plotë të jazit.
U larguan të gjitha mbeturinat, gurët dhe depozitat e akumuluara me vite, duke rikthyer rrjedhjen normale të ujit dhe duke eliminuar rrezikun e bllokimeve që shpesh shkaktojnë përmbytje.
Ky aksion tregon qartë se me organizim, punë të ndershme dhe përgjegjësi, komuna jonë mund të ecë përpara.
Uzurmishti sot është më i pastër, më i sigurt dhe më i mbrojtur.
NPK “Mirëmbajtja” – punë, jo fjalë!

