8 C
Tetovo
E shtunë, 21 Qershor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniSulm fizik ndaj të miturit në Tetovë – Policia po heton rrethanat

Sulm fizik ndaj të miturit në Tetovë – Policia po heton rrethanat

Më 20 qershor, rreth orës 12:20, një qytetar 44-vjeçar nga fshati Reçicë ka paraqitur kallëzim në SPB Tetovë, duke raportuar një ngjarje shqetësuese që ka ndodhur rreth orës 11:20 në një objekt në rrugën “Ljubotenska” në Tetovë.

Sipas denoncimit, djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga një person i identifikuar me inicialet Sh.Z., ndërsa motivet dhe rrethanat e incidentit janë ende të paqarta.

Policia ka hapur rast penal dhe po ndërmerr masa për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e përgjegjësisë penale. Hetimet janë në vijim dhe do të pasohen me masa ligjore sipas nevojës.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments