E martë, 15 Prill, 2025
BallinaLajmeBotaSulmi vdekjeprurës rus në Ukrainë shkaktoi reagime të ashpra nga aleatët

Sulmi vdekjeprurës rus në Ukrainë shkaktoi reagime të ashpra nga aleatët

Një sulm me raketa ruse në qytetin ukrainas të Sumi, i cili vrau 34 njerëz duke përfshirë dy fëmijë dhe plagosi 117 të tjerë, është dënuar ashpër nga aleatët perëndimorë të Kievit. Presidenti amerikan Donald Tramp e përshkroi sulmin si një “gjë të tmerrshme”, ndërsa kancelari në ardhje i Gjermanisë, Fridrih Merz, akuzoi Rusinë për kryerjen e një krimi lufte. Nuk kishte asnjë koment zyrtar të menjëhershëm për sulmin nga Rusia, forcat e së cilës përtej kufirit aty pranë thuhet se po përgatiten për një ofensivë të madhe. Presidenti francez Emanuel Macron akuzoi Rusinë për “mospërfillje të hapur të jetëve njerëzore, ligjit ndërkombëtar dhe përpjekjeve diplomatike të Presidentit Trump”. Duke e përshkruar sulmin si “barbar”, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se Rusia ishte dhe mbetet agresore, në shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar.

“Mendoj se ishte e tmerrshme. Dhe më thanë se ata bënë një gabim. Mendoj se e gjithë lufta është një gjë e tmerrshme. Ky vend nuk do të kishte lejuar kurrë që ajo luftë të kishte filluar nëse unë do të isha president. Nuk do të kishim situatën Rusi-Ukrainë. Nuk do të kishim 7 tetorin, Izraelin, Lindjen e Mesme”, deklaroi Donald Tramp, President i SHBA-së. /Alsat.mk

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments