Drejtoria e Doganave gjatë një kontrolli në pikën kufitare Tabanoc ka parandaluar kontrabandimin e 4800 paketimeve me qese nikotine me vlerë prej 1,2 milion denarëve.
Bëhet fjalë për 4752 paketime që përmbajnë nikotinë dhe 48 paketime “snus” që përmbajnë nikotinë dhe duhan.
Siç njoftojnë nga Dogana, malli duhej ti dorëzohej një personi për të cilin vitin e kaluar ishte shqiptuar kallëzim penal për fshehje të mallrave si cigare pa pulla akcize dhe mashtrim doganor. Kundër autorit do të paraqitet kallëzim penal për veprën penale “kontrabandë”./Alsat.mk

